Veprimtari i madh i Kosovës ka nevojë për ndihmë urgjente

Futboll

Veprimtari i madh i Kosovës ka nevojë për ndihmë urgjente

Nga: K.G. Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:41
Veprimtari i madh i Kosovës ka nevojë për ndihmë të madhe

Bajram Neziri, ish zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, është me covid 19. 

Nipi i tij, Flamur Neziri, ish portieri i mirënjohur, kërkon ndihmë për veprimtarin e madh, që kontribuoi shumë në vitet më të vështira, në gjeneratën e sakrificës përkatësisht në vitet e 90-ta (1991-1999). 

“Kërkohet urgjent - Plazma e gjakut - grupi A pozitiv (+) qe e ka kaluar Covid-19 dhe ka 50+ antitrupa.

Axha im Bajram Neziri ndodhet ne QKUK, të lajmërohet kush mund të dhurojë në Prishtinë”, ka shkruar Flamuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat