Conte: Titulli afër, sot na mungoi diçka. Super League? Meritokracia kryesorja

Futboll

Conte: Titulli afër, sot na mungoi diçka. Super League? Meritokracia kryesorja

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:47
Antonio Conte

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Spezia. Një pikë e fituar mund të cilësohet, duke llogaritur faktin që Milani ndjekës humbi në “San Siro”. Trajneri i ekipit kryesues të Serie A, Antonio Conte foli për mediat rreth ndeshjes dhe Super League.

“Vija e finishit ka nisur të shfaqet në sfond dhe është normale që të kemi pak presion. Shumë lojtarë po luftojnë për herë të parë në këto nivele, por po i bëjnë mirë detyrat e tyre. Zhvilluam një ndeshje me intensitet të lartë.

Na mungoi disi cilësia përpara portës dhe në pasin e fundit, ky është shkaku pse po flasim për barazimin. Ndeshja u luajt mirë nga ne, djemtë janë në rrugën e duhur. Super League? Nuk ndikoi fare në punën tonë.

 kemi dëgjuar të gjitha lajmet, sigurisht. Unë jam një njeri i sportit dhe mendoj se nuk duhet harruar kurrë tradita. Është bukur t’i kujtosh historitë që ke kaluar dhe përjetuar, teksa duhet të ketë pasion dhe meritokraci.

Ne punojmë për të fituar diçka, meritokracia duhet të jetë gjithmonë kryesorja. Mendoj se është e drejtë që UEFA të reflektojë për atë që ka ndodhur, pasi klubet investojnë shumë dhe lojtarët po shtrydhen si limona.

Klubet humbasin shumë para dhe janë ata që rrezikojnë më shumë se të gjithë. Duhet të shpërblehen në mënyrë më të përshtatshme, por shumica e të ardhurave shkon për organizatorët e kompeticioneve.

Nuk e vras shumë mendjen për formulat, por mendoj se garat evropiane duhet të bazohen në merita sportive, që duhet të mbizotërojnë mbi gjithçka tjetër“, deklaroi trajneri i Interit, që kryeson Serie A me 10 pikë më shumë se Milani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat