Maqedonia U-17 mundet nga Mali Zi, disa shqiptarë në përbërjen e parë

Futboll

Maqedonia U-17 mundet nga Mali Zi, disa shqiptarë në përbërjen e parë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:24
Maqedonia U-17 mundet nga Mali Zi, disa shqiptarë në përbërjen e parë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-17 është mundur nga përfaqësuesja përkatëse e Malit të Zi U-17  në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur ndërmjet dy përfaqësueseve.

"Në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski", në kompleksin e "Shtëpisë së futbollit", kundërshtari shënoi fitore 1:0, duke i'u falemenderuar golit të Marko Petroviqit në minutën e 63-të. Në pjesën e parë rrjetat ishin të paprekura, ndërsa dy përfaqësueset lëshuan mundësi të mira për gol. Zani Nezifi me goditje nga distanca kërcnoi dy herë kundërshtarin, por pa gjetur rrjetën. 

Në vazhdim Maqedonia U17 kishte lojë, krijonte mundësi, por nuk kishte fat të shënojë gol. Rastet më të mira i kishim përmes Stojanovit, Veliçkovskit dhe Aziz Jaminit. 

Në ndeshjen e parë dy përfaqësueset barazuan 1:1", shkruan në faqen e federatës maqedone. 

„Jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët në dy ndeshjet, por jo edhe nga rezultati. Në të dy takimet mungoi efikasiteti, kemi humbur shume mundësi për gol. Jemi akoma në fazën fillestare të zhvillimit të këtyre futbollistëve të rinjë, por besoj se me këtë qasje dhe karakter që kanë treguar, sigurisht se na presin rezultate më të mira në të ardhmen", thotë seleksionuesi i përfaqësueses U17 të Maqedonisë, Toni Jakimovski. 

Maqedonia U-17 – Mali i Zi  U-17  0:1

(18.Marko Petroviq 63’ )

Maqedonia U-17: 1. Stefan Jovanovski, 4. Anes Meliçi, 5. Marko Stojilevski, 7. Kire Stojanov, 8. Martin Gjorgievski, 9. Zani Nezifi, 13. Lorik Kaba, 14. Andrej Arizankoski, 15. Hadis Tairi, 18. Maksim Bundaleski, 20. Umerfaruk Sulejman;

Rezervistë: 12. Samoil Talevski, 2. Martin Jovanoviq, 3. Matej Janevski, 6. Amir Beqiri, 10. Azis Jamini, 11. Filip Jovanovski, 16. Amir Nuhiji, 17. Filip Zakoski, 19. Nikolla Veliçkovski;

Seleksionues: Toni Jakimovski;

Mali i Zi U 17: 12. Petar Petroviq, 2. Milosh Vracar, 3. Luka Bubanja, 4. Romario Camaj, 5. Jovan Kecojoviq, 6. Luka Leckiq, 7. Nemanja Paviçeviq, 8. Strahinja Teshoviq, 9. Aleksa Vukadinoviq, 10. Nikolla Medojeviq, 11. Nenad Krivokapiq;

Rezervistë: 1. Petar Bobiçiq, 13. Jankov Vuqiçeviq, 14. Tomisllav Turoviq, 15. Stefan Radojeviq, 16. Nikolla Radushinoviq, 17. Andreja Beiq, 18. Marko Peroviq, 19. Balsa Mrvaljeviq, 20. Marko Tadiq, 21. Denis Lulanoviq; Seleksionues: Radovan Kavaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat