Shkëndija kërkon fitore, që ta sigurojë praktikisht titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Shkëndija kërkon fitore, që ta sigurojë praktikisht titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:22
Shkëndija kërkon fitore, që do ta sigurojë praktikisht titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Kampione, Kampione, Kampioneee Shkëndija nga Tetova, sërish pritet të jehojë në Tetovë edhe pse tashmë një vit e ca muaj po jetojnë në kushte të çuditshme dhe lloj lloj kufizimesh të ndikuara nga prania e pandemisë me Covid-19.

"Bota s’është më njësoj, por pavarësish gjithë kësaj, ambiciet e Shkëndijës nuk kanë ndryshuar. Kuqezinjtë nisën sezonin me përcaktim për të fituar titullin dhe tashmë vetëm një fitore na duhet për të mbyllur matematikisht garën për titull.

Mundet edhe me barazim apo edhe disfatë të dalim kampion, me kusht Shkupi mos fitojë apo të humb nga Rabotniçki.

Por këto matematika nuk na interesojnë fare, pasi ekipi gjithë javën ka punuar me përqendrim të njejtësi si para çdo dueli tjetër. Me 6-të fitore të njëpasnjëshme, ndaj Borecit kërkojmë të shtatën me radhë, ndërsa në tre duelet e fundit portieri Zahov nuk ka pranuar asnjë gol dhe kështu duam të vazhdojmë edhe pas duelit të të dielës", shkruan në faqen e Shkëndijes.

Pasi shkaku i pezullimit me pesë kartona humbën ndeshjen me Bellasicën të fituar 0:3 në Strumicë, për këtë ndeshje në pankinë kthehet shefi i stafit teknik, Ernest Gjoka, ndërsa në ekip hyjnë Besart Ibraimi e Dashmir Elezi. Në kahje të kundërt (mungojnë) shkaku i pezullimit shkojnë Jan Krivak dhe Antonio Paviç që me Bellasicën kompletuan numrin prej pesë kartonave të verdhë. 

Boreci po zhvillon sezon relativisht pozitiv nëse llogarisim turbulencat e mëdha që përjetoi kjo skuadër. Në pauzën dimërore sponsori vendosi të tërhiqej duke liruar një pjesë të madhe të futbollistëve, ndërsa në klub hynë njerëz tjerë dhe me trajner e lojtarë të ri vazhduan sezonin dhe vijojnë të jenë në garë për mbijetesë.

Për momentin me 33 pikë janë në vendin e 8-të që i mban në elitë, mirëpo para vetes kanë 5 finale përmes së cilave do të kërkojnë shpëtimin nga më e keqja. Në dy duelet paraprake me Borecin brenda këtij sezoni kemi barazuar 1:1 në Tetovë, ndërsa fituam 2:0 përballjen në Veles.

Ndeshja e xhiros së 29-të në LPFMV ndërmjet Shkëndijës dhe Borecit luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë Shkëndija Channel në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat