Kastriot Rexha flet para ndeshjes ndaj Prishtinës: ‘Unë jam i bindur për fitore’

Futboll

Kastriot Rexha flet para ndeshjes ndaj Prishtinës: ‘Unë jam i bindur për fitore’

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:30
Kastriot Rexha

Sot në kuadër të xhiros së 30’të të Superligës së Kosovës do të zhvillohet dueli mes Dritës dhe Prishtinës, duel ky që do të ketë ndikim direkt në titullin e Superligës së Kosovës.

Në këtë takim Drita do të jetë pa Kastriot Rexhën, i cili ka humbur sezonin nga lëndimi, por, megjithatë dëshira e Rexhës për të qenë sot pjesë e ekipit është shumë e madhe.

Në një prononcim, sulmuesi i Dritës, Rexha ka treguar se është i bindur se Drita do të marrë fitore dhe se para lojës iu ka uruar fat bashklojtarëve.

“Kam besim që skuadra ka me tregu lojë të mirë, qysh osht t’u lujt mirë në ndeshjet e fundit, kam besim edhe në këtë ndeshje që ka me u vazhdu ecuria e mirë e rezultateve pozitive, kam besim në fitore

“Lojën nuk kam mundësi me shku me pa se sa jam liru prej spitalit, por do ta përjcelli në televizor, dhe sa herë të lëndohem më shtohet dëshira e madhe për me lujtë, për me qenë pjesë e ekipit po më mbetë shumë merak.

“Me lojtarët kemi bisedu vazhdimisht, dhe iu kom uru suksese, unë jam i bindur për fitore”- përfundoi Rexha.

Kujtojmë se, Kastriot Rexha që nga muaji shkurt ka pasur shqetësime në gjurin e tij të majtë dhe pas operacionit ai ka humbur këtë sezon.

Ndryshe, Drita qëndron në pozitë të mirë, pasi ka 64 pikë, dhe ka tre pikë më shumë se Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat