​FC Ballkani i reagon FFK-së për nisjen e procedurës disiplinore pas akuzave për “matematika” në futboll

Futboll

​FC Ballkani i reagon FFK-së për nisjen e procedurës disiplinore pas akuzave për “matematika” në futboll

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Klubi i futbollit Ballkani para pak ditësh bëri një reagim të fuqishëm ku iu drejtua me një letër institucioneve të Republikës së Kosovës nga të cilët kërkoi që të ndërhynin në organet drejtuese të futbollit kosovar me arsyetimin se po bëhen kurdisje rezultatesh dhe matematika të shumta.

Në atë letër thuhej që në këto matematika po ndihmon edhe vet Federata e Futbollit të Kosovës dhe për shkak të kësaj deklarate, shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka iniciuar procedurë disiplinore.

Ndaj kësaj procedure të nisur nga FFK-ja, ka reaguar sërish Fc Ballkani duke thënë se klubi nuk ka bërë asgjë më tepër përveq se ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

Ballkani shkon edhe më tutje duke vënë në dyshim edhe misionin e FFK-së për të cilin thotë se nuk po kuptohet nëse është sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që hedhin në dritë ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të.

Në fund, klubi i futbollit nga Suhareka thotë se nëse kjo është një tendenc e FFK-së për t’i zmbrapsur, nuk do t’ia arrijnë dhe se janë duke gabuar sepse, sipas tyre, ky vend ka Zot, avazi i vjetër duhet të ndalet dhe se gjërat duhet të bien në vendin e tyre.

“Jo matematika, por futboll i vërtetë”, thuhet në fund të reagimit të Fc Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat