Ja sa vota mori mbrojtësi i Prishtinës në zgjedhjet në Shqipëri

Futboll

Ja sa vota mori mbrojtësi i Prishtinës në zgjedhjet në Shqipëri

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:55
Ja sa vota mori mbrojtësi i Prishtinës në zgjedhjet në Shqipëri

Mbrojtësi i Prishtinës, Gentjan Muça ka kandiduar për deputet në parlamentin e Shqipërisë, nën singlën e PD-së në qarkun e Tiranës me numër 26 në listë.

Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidat për deputet në Parlamentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, mbrojtësi 33-vjeçar arriti të grumbullojë 2026 vota nga qytetarët e qarkut të Tiranës.

Me këtë shifër Muça nuk arriti të bëhet pjesë e parlamentit.

Tani e gjithë vëmendja e tij tani do të jetë e fokusuar tek skuadra e Prishtinës, për ta përfunduar sa më mirë këtë sezon ku është në luftë me Ballkanin për të fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat