Lojtari shqiptar gjakos gjyqtarin dhe arratiset nga banjo e stadiumit, ndërpritet...

Futboll

Lojtari shqiptar gjakos gjyqtarin dhe arratiset nga banjo e stadiumit, ndërpritet...

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:24
Lojtari shqiptar gjakos gjyqtarin dhe arratiset nga banjo e stadiumit, ndërpritet...

Është ndërprerë ndeshja Sopoti-Mirdita e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A.

Librazhdiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2:1 me gola të Mziut dhe Sejdinit, teksa ndeshja luhej në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut. 

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se një futbollit i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke e gjakosur. Por nuk mbaron me kaq. Agresori është më pas është futur në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset.

Kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia ka mbathur dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë. Uniformat blu janë vënë në kërkim të lojtarit, ndërkohë që po merren në pyetje lojtarët dhe stafi i Mirditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat