Ky është trajneri që bëri historinë me skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Futboll

Ky është trajneri që bëri historinë me skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:24
Ky është trajneri që bëri historinë me skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Kryetrajneri i skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi, Edis Mulaliç, është krenar që me ekipin e tij janë në finalen e Kupës së Malit të Zi në futboll, të cilët me 1 qershor ndeshen me Buduçnostin nga Podgorica. 

“Mulaliç dhe Deçiq fitojnë mundësinë për të luftuar për trofeun e parë në histori, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Malit të Zi dhe janë një hap larg nga kualifikimi për herë të parë në garat evropiane”, shkruan mes të tjera media malazeze  “Vijesti” 

“Kam thënë shumë herë gjatë sezonit që Buduçnosti është skuadra më e mirë në vend, klubi më i madh dhe favoriti absolut. 
Sidoqoftë, kualifikimi i tyre në finale, së bashku me fitoren tonë ndaj Iskrës, na mundësuan një pozicion më të rehatshëm në luftë për Evropë. 

Meqenëse ne do të luajmë kundër Buduçnostit në finalen e Kupës, atëherë një tjetër pozicion në tryezë hapet për Deçiqin, të cilin e çon në kualifikimet evropiane. 

Ne mbajmë dy fronte, njëra është finalja! Orari është gjithashtu i favorshëm për ne, megjithëse nuk po flasim për Evropën”, ka thënë mes të tjera Mulaliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat