​Ndeshja e titullit, Manchester City pret Chelsean në shtëpi, formacionet zyrtare

Futboll

​Ndeshja e titullit, Manchester City pret Chelsean në shtëpi, formacionet zyrtare

Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Pep Guardiola së bashku me skuadrën e tij në rast fitoreje do të shpallen kampion të sezonit 2020/21.

Pas pak minutash do të zhvillohet derbi i Premier Ligës angleze mes Manchester Cityt e Chelseat, ku nëse skuadra e Guardiolas arrin të mposhtë atë të Thomas Tuchel, do të shpallen kampionë të sezonit 2020/21.

Në këtë ndeshje, City nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit anglez, John Stones, kurse tek Chelsea do të mungojë vetëm kroati, Mateo Kovacic.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-4-2-1): Ederson; Dias, Laporte, Ake; Cancelo, Torres, Rodri, Mendy; Aguero, Sterling; Jesus

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Ruediger, Christensen, Azpilicueta; Chilwell, Gilmour, Kante, James; Pulisic, Ziyech; Werner 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat