Barcelona nuk e do më Koeman, drejtuesin zgjedhin ish-yllin në vend të tij

Futboll

Barcelona nuk e do më Koeman, drejtuesin zgjedhin ish-yllin në vend të tij

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:53
Ronald Koeman

Është shprehur i bindur se do të jetë te Barcelona edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, pozicioni i Ronald Koeman, trajneri i katalanasve, nuk duket dhe aq i sigurt.

Për këtë është e bindur ESPN, që ka pohuar se trajneri holandez mund të largohet në fund të sezonit dhe se vendi i tij nuk është i sigurt as në rast të fitores së La Liga-s.

Drejtuesit e Barcelona-s duket se nuk janë të kënaqur me stilin e tij të lojës, që nuk konsiderohet i përshtatshëm për skuadrën.

Mes kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e holandezit është edhe ish-ylli blaugrana Xavi, shumë i pëlqyer nga presidenti Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat