Rivali i përbetuar i Shkëndijës, bie nga liga, ja tallja me ta

Futboll

Rivali i përbetuar i Shkëndijës, bie nga liga, ja tallja me ta

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:14
Rivali i përbetuar i Shkëndijës, bie nga liga, ja tallja me ta

Rivali i përbetuar i Shkëndijës, Vardari nga Shkupi, skuadër që i përket maqedonase dhe ka qën rivali i përjetshëm i kuqezinjtëve të Tetovës, ka rënë nga kategoria elitare.

Nga viti i ardhshëm, Vardari do të luajë në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar tifozëve shqiptarë të cilët kanë hapur një baner me shkrimin “Liga e dytë”, në autostradën ku ishte duke kaluar skuadra e Vardarit.

Ky gjest ishte në shenjë hakmarrje ndaj tifozëve maqedonas, të cilët këndojnë shpeshherë kundër shqiptarëve.

Rënia nga kategoria e Vardarit është një gëzim mjaft i madh për tifozët e Shkëndijës, çka jep ndjesinë sikur e ka fituar titullin dy herë, duke njohur dhe rivalitetin mes të dyja skuadrave.

Për më shumë, sezoni 2020-2021 është fantastik për skuadrat shqiptare, pasi Shkëndija, Shkupi dhe Struga po renditen në tre vendet e para që të dërgojnë në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat