Yjet e Kombëtares së Kosovës uruan festën e Fitër Bajramit

Futboll

Yjet e Kombëtares së Kosovës uruan festën e Fitër Bajramit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:07
Yjet e Kombëtares së Kosovës uruan festën e Fitër Bajramit

Yjet e Kombëtares së Kosovës iu kanë bashkangjitur urimeve të shumta për njërën prej festave më të mëdha të besimtarëve myslimanë të enjten.

Miliona myslimanë në gjithë botën, përfshirë në Kosovë, e festuan sot Fitër Bajramin, një festë e cila e shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shumë futbollistë të ekipit kombëtar të Kosovës që praktikojnë besimin islam, si Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica, Valon Berisha e të tjerë e festuan këtë festë.

Ata uruan në rrjetet sociale Fitër Bajramin me mesazhe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat