Esat Mehmeti: Varri i Ismet Bogujevcit pran varrit të Fadil Vokrrit!

Futboll

Esat Mehmeti: Varri i Ismet Bogujevcit pran varrit të Fadil Vokrrit!

Nga: K.G. Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:19
Esat Mehmeti: Varri i Ismet Bogujevcit pran varrit të Fadil Vokrrit!

Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, propozon që ikona e estradës, Ismet Bogujevci, të varroset afër varrit të legjendës Fadil Vokrri. 

“Propozim: Varri i Ismet Bogujevcit pran varrit të Fadil Vokrrit, për shumë arsye. Ishin si dy vëllezër... Gjithmonë kudo s'bashku, në Prishtinë, Llap e Gollak, në stadiume e në salla kocertale, kudo, rreth këngës e lojës, rreth sofrës e bukës, mikrofonit.

Ikën dy yje lartë në qiell.

Ishin dhe mbesin krenaria shqiptare.

Legjenda që nuk vdesin kurrë...”, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat