Shqiptari i Kosovës dhe Ante Mishe, çmendin në Kuvajt, pas 19 viteve i sollën...

Futboll

Shqiptari i Kosovës dhe Ante Mishe, çmendin në Kuvajt, pas 19 viteve i sollën...

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:54
Ante Mishe në të majtë dhe Ardian Kozniku në të djathtë

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku dhe ai kroat Ante Mishe, fitojnë titullin në Kuvajt. Mishe dhe Kozniku ia sollën titullin pas 19 vjetësh skuadrës Al Araabi.

“Ish lojtari dhe trajneri i Hajdukut, Ante Mishe (53 vjeç) vendosi për një aventurë tjetër trajneri në dhjetor të vitit të kaluar pasi ishte trajner i ekipit kombëtar Turkmenistan. 

Ai mori drejtimin e Al Arabi nga Kuvajti dhe pas disa muajve ai i solli titullin e tij të parë kampion pas vitit 2002 dhe pa as një humbje!

Image

Al - Arabi mundi Al Sahel në javën e 17-të të Premier League të Kuvajtit, duke u shkëputur për 7 pikë nga vendi i dytë Al Qadsia.

Klubi për herë të fundit fitoi titullin në vitin 2002 dhe pritjet nga Mishe dhe ndihmësi i tij Ardian Kozniku ishin shumë të mëdha. Mishe më në fund i justifikoi ata dhe i solli klubit titullin.

Me një performancë të shkëlqyeshme prej 13 fitoreve dhe katër barazimeve”, ka shkruar gazeta kroate “24 sata”. 

“Al Arabi është klubi më i trofeshëm i Kuvajtit, ata kanë fituar 58 trofe që nga themelimi i tyre në vitin 1960, por kampioni i fundit ishte në vitin 2002 dhe ata kanë qenë duke pritur për titullin për një kohë shumë të gjatë. Ata fituan Kupën ‘Emir’ vitin e kaluar dhe kjo është arsyeja pse ata kanë pritje shumë të mëdha”, tha Mishe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat