Barcelona gati të shes sulmuesin francez

Futboll

Barcelona gati të shes sulmuesin francez

Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:26
Barcelona gati të shes sulmuesin francez

Skuadra e Barcelonës do të ishte e hapur për largimin e Antoan Grizman, nëse ata marrin një ofertë të mirë për francezin këtë verë.

Sipas gazetarit të “Sky Italia”, Mateo Moreto, performancat e Griezmanit nuk kanë qenë në nivelet më të larta të mundshme që prej se kur ai është transferuar në Barcelonë.

Për më tepër, Ansu Fati do të kthehet në skuadër pas një dëmtimi afatgjatë para fillimit të edicionit 2021/22.

Edhe pse ai ka shënuar 19 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat deri më tani, francezi është ‘zhdukur’ në ndeshjet e rëndësishme të sezonit, sidomos ndaj kundërshtarëve direkt.

Për momentin, çmimi aktual i Griezmanit sipas “Transfermarkt” është 60 milionë euro, ndërsa Barcelona e ka transferuar atë për dyfishin e parave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat