Batatina iu premton mbështetje të madhe futbollistëve 

Futboll

Batatina iu premton mbështetje të madhe futbollistëve 

Nga: K.G. Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:00
Batatina iu premton mbështetje të madhe futbollistëve 

Llapi nga Podujeva pas suksesit të madh, pas ngadhënjimit në Kupën e Kosovës, tani përvjelë mëngët për dy ndeshjet e fundit në kampionat. Llapi renditet në vend të pestë me 42 pikë dhe nuk e ka qetësinë sepse lehtë mund të bie në zonën e barazhit për ekzistencë.  

“Pas triumfit në finalen e Kupës së Kosovës dhe fitimit të trofeut historik, futbollistët e Llapit të prirë nga Shefi i shtabik teknik, Tahir Batatina dhe stafin e tij ndihmës, iu kanë rikthyer stërvitjeve për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, të dielën ndaj Arbërisë dhe të dielën e ardhshme ndaj Feronikelit.

Futbollistët dhe shtabin teknik në emër të kryesisë së klubit i përshëndeti kryetari Beqir Batatina i cili falënderoj futbollistët për angazhimin dhe arritjen e suksesit në finale. 

Njëherit kryetari Batatina u premtoi mbështetje të madhe futbollistëve edhe në vijim dhe veçanërisht në ndeshjet ndërkombëtare.
Tahir Batatina theksoi se puna e madhe dhe mundi i bërë nuk na shkoi huq dhe me plotë meritë arritëm triumfin dhe kurorëzimin me trofe.

Në emër të grupit, kapiteni i skuadrës, Mentor Zhdrella e falënderoi kryetarin Beqir Batatina dhe anëtarët e kryesisë për mbështetjen e vazhdueshme nga fillimi i edicionit dhe edicioneve vijuese dhe se harmonia e madhe brenda ekipit dhe bashkëpunimi kryesi-shtab teknik-lojtarë arriti të na sjell në Podujevë trofeun historik.

Historia është e shkruar me shkronja të arta nga ju...”, shkruan në faqen e KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat