Gjysmë milioni stërlina në javë, Manchester City nuk dorëzohet për Messin

Futboll

Gjysmë milioni stërlina në javë, Manchester City nuk dorëzohet për Messin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:22
Lionel Messi

Lionel Messi e mbyll kontratën e tij në verë me Barcelonën dhe përderisa rinovimi me klubin katalanas nuk ka ndodhur, Manchester City ka gjithë të drejtën ta joshë argjentinasin.

Mediet angleze raportojnë se Guardiiola vazhdon të interesohet për shërbimet e Messit, pavarësisht lajmeve se Messi nuk do largohet nga Barça.

The Sun zbulon se Messi ka një ofertë prej 500 mijë paundësh në javë, pa taksa, pra neto.

Babai i Messit po i shqyrton të gjitha ofertat në drejtim të djalit të tij dhe City është një prej opsioneve kryesore. Aktualisht bëhet fjalë për kontratë 1-vjeçare, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat