Toni Kroos infektohet me Covid-19, nuk luan më këtë sezon

Futboll

Toni Kroos infektohet me Covid-19, nuk luan më këtë sezon

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:59
Toni Kroos

Toni Kroos infektohet me Covid-19.

Toni Kroos, i izoluar pasi kishte kontakt me një pozitiv për koronavirusin që nga fundjava e kaluar, ka përfunduar me testimin pozitiv në provën e fundit që ka kaluar, kështu që ai nuk do të marrë pjesë përsëri me Real Madrid këtë sezon.

Ka mbetur vetëm një lojë, ajo e xhiros së 38’të Ligës kundër Villarreal, dhe gjermani nuk do ta luajë atë.

“Real Madrid C. F. njofton se lojtari ynë, Toni Kroos, doli pozitiv në testin COVID-19 që iu nënshtrua sot. Kroos ka qenë në izolim që nga e Premtja e 14 Majit – pasi kishte hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, shkruhet në deklaratën e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat