Djali i Rooneyt shënon 3 gola dhe jep 3 asistime në 90 minuta

Futboll

Djali i Rooneyt shënon 3 gola dhe jep 3 asistime në 90 minuta

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:03
Djali i Rooneyt shënon 3 gola dhe jep 3 asistime në 90 minuta

Dinastia Rooney! Çmendet djali i Wayne, shënon 3 gola dhe jep 3 asist në 90 minuta!

Wayne Rooney ishte sulmuesi më i rëndësishëm i Manchester United në periudhën kur Alex Ferguson ishte trajneri i “djajve të kuq”.

Anglezi fitoi zemrat e tifozëve me golat e tij dhe grintën e pazëvendësueshme. Këtë dashuri për futbollin 35-vjeçari ja ka transmetuar djalit të tij, Kai Rooney, i cili duket se do të ndjek hapat e babait tij.

Në ndeshjen e 11 vjeçarëve, Manchester United U-11 ndaj Stoke U-11, e përfunduar me rezultatin 6-3, Kai shënoi tre gola si dhe dhe dhuroi tre asistet e tjera për skuadrën e tij. Sipas të gjitha gjasave dinastia Rooney vetëm sa ka filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat