Skuadra detyrohet të hyjë në fushë me futbollistë të infektuar

Futboll

Skuadra detyrohet të hyjë në fushë me futbollistë të infektuar

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:03
Skuadra detyrohet të hyjë në fushë me futbollistë të infektuar

Pas humbjes me penallti në Superclasico kundër Boca Juniors me 15 lojtarë të padisponueshëm për shkak të Covid-19, River Plate po përgatitet për ndeshjen e Libertadores kundër Independiente Santa Fe, e planifikuar për natën midis të mërkurës dhe të enjtes.

Por situata është përkeqësuar më tej, me 5 raste të tjera që rrisin numrin e përgjithshëm duke shkuar në 25 (duke marrë parasysh stafin).

Trajneri i River Plate Gallardo do të ketë kështu vetëm 10 lojtarë në dispozicion, por për momentin pa portierë dhe pa të dëmtuarit Javier Pinola dhe Enzo Perez.

Në rregulloren e CONMEBOL shkruhet se për sa kohë që një ekip ka minimumi shtatë lojtarë në listë, ata duhet të luajnë. Përndryshe ekziston rreziku i sanksionimit, me përjashtim nga kompeticioni, gjobitje dhe sanksione të mëtejshme në garat e tjera.

Me një njoftim për shtyp, River shprehu gatishmërinë për të luajtur ndeshjen kundër skuadrës kolumbiane dhe vendosi të kërkojë nga zyrtarët e CONMEBOL për mundësinë e përfshirjes së dy portierëve Alan Leonardo Diaz (2000) dhe Agustin Gomez (2002).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat