Berisha priti në takim përgëzues kampionet FC Malishevën

Futboll

Berisha priti në takim përgëzues kampionet FC Malishevën

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasi FC Malisheva në futboll arrit të bëhet kampion i Ligës së Parë, grupi A dhe hyrjes në Super Ligën e Futbollit të Kosovës, sot institucionet komunale nën patronatin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës,  Hajdin Berisha, organizuan pritje përgëzuese për FC Malishevën.

Nënkryetari Berisha tha: '' Të jesh përball kampionëve, jesh para atyre që shkruajtën historinë,   me punë, profesionalizëm, që nga udhëheqja, trajnerët dhe futbollistët si dhe mbështetësit financiarë të klubit, institucional e privat po ashtu edhe tifozëria më besnike  në Kosovë, tifozëria e FC Malishevës, lojtari i 12.  Dhe vazhdoi '' Ju jeni krenaria e futbollit  malishevas e të Kosovës, prandaj besoi në ju, që në një të ardhme të afërt me përkushtim e  punë të garoni për njërin nga vendet që të dergon në garat evropiane të futbollit. FC Malisheva është një klub për ne, përfaqëson një fanellë dhe një ngjyrë dhe kështu vlerësohen të gjithë pavarësisht nga cili rajon janë e vijnë lojtarët. Ju, sot jeni kampion, ju sot shkruajt historinë, ju jeni brezi i art në futboll dhe ju përgëzoi, ju uroi për hyrje në Super Ligën e Futbollit të  Kosovës dhe  presim sukseset tuaj në të ardhmen si dhe mbështetja institucionale  nuk do të mungoi'', përfundoi Berisha.

Drejtori i DKRS-së Rexhep Mazreku para lojtarëve rikujtoi formimin e klubit dhe historinë e vështirë deri  sot, 20 vite përpjekje të futbollit malishevas nuk janë pak sot kur u shpallëm kampion dhe lexojmë të djeshmën jemi krenar me të gjithë ju,pra suksese, sukseseve  të FC Malishevës, ju bashkuan edhe Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina e të tjerë.

Kryetrajneri  i FC Malishevës, Arsim Thaçi në emër të klubit tha. ''Falënderoi, institucionet qevritare të komunsë, biznesmenet, mediet dhe të gjithë që ndihmuan  për sukseset e klubit  dhe kërkoi që  të punbohet me intenzitet të shtuar në infrastrukturën e stadiumit, pasi në këtë rang garash, kërkohen kushtet më specifike, por edhe bëri thirrje për mbështetje financiare nga të gjithë sportdashësit malishevas e më gjërë''. Debatik Sertolli, Kapiteni i FC Malishevës tha:''Besoi që  brenda dy viteve  gara në Super Ligën e Kosovës , do ta sjellim kupen  e kampionit në Malishevë''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat