Arteta i “shkel syrin” yllit të rivalëve: Është e pabesueshme ajo që ka bërë në këto vite

Futboll

Arteta i “shkel syrin” yllit të rivalëve: Është e pabesueshme ajo që ka bërë në këto vite

Më: 19 maj 2021 Në ora: 09:06
Mikel Arteta

Lajmi që ka tronditur Anglinë është ai që ka të bëjë me Harry Kane dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenham. Pë këtë ka folur edhe trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, në konferencë për shtyp.

“Mendoj se futbolli anglez duhet të jetë krenar që ka një lojtar si ai.

Mendoj se ajo që ka bërë në Premier ndër vite është e pabesueshme. Ai të jep mundësinë të luash kundër çdo skuadre sepse e di se mund ta fitosh ndeshjen në çdo moment”, ka thënë trajneri i Topçinjve.

“A do të kërkojë Arsenal-i ta blejë? Nuk e di nëse do të largohet nga Tottenham. Është akoma një lojtar i Spurs”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat