Muça dhe Totoshi: Miqësoret ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, të vlefshme për ekipin

Futboll

Muça dhe Totoshi: Miqësoret ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, të vlefshme për ekipin

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:24
Muça dhe Totoshi: Miqësoret ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, të vlefshme për ekipin

Kombëtarja shqiptare e 17 vjeçarëve zhvilloi këtë të premte ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar, ndaj përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës, ku u mund me rezultatin minimal 0-1.

Kuqezinjtë e vegjël zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, me djemtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku që patën disa raste për të shënuar, por nuk mundën dot të finalizonin.

Këto dy ndeshje miqësore i shërbyen teknikut Bulku dhe stafit kuqezi të krijojnë një ide mbi grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë e 17-vjeçarëve në kualifikueset e Kampionatit Europian në Irlandën e Veriut, ku kuqezinjtë do të luajnë shanset tona ndaj Italisë, Skocisë dhe vendasve që janë organizatorë të turneut.

Pas ndeshjes, për fshf.org folën dy futbollistët e ekipit të Kombëtares, Zylyf Muça dhe Klevi Totoshi.

Klevi Totoshi tha se ndeshjet ndaj Bosnjes i kanë vlejtur ekipit për të kuptuar nivelin e grupit, duke theksuar se grupi i djemve është shumë i mirë. “Jemi ndjerë shumë mirë, këto dy ndeshje kanë qenë shumë të dobishme. Na kanë treguar se çfarë niveli kemi dhe çfarë skuadre mund të formojmë. Mendoj se kjo do jetë skuadra përfundimtare dhe ndihem shumë krenar që jam këtu.

Do vazhdojmë me ndeshje miqësore, me grumbullime të ndryshme, mund të arrijmë në një nivel më të lartë, mund të njohim më mirë njëri-tjetrin. Mund të bëjmë gjëra më të mira dhe mund të shkojmë më të fortë në ndeshje të ndryshme. Lojtarët janë të gjithë të disiplinuar, janë të gjithë shumë të mirë, vijnë nga Shqipëria dhe nga shumë vende të ndryshme të botës. Është kënaqësi për mua të jem pjesë e ekipit Kombëtar. Dua të falenderoj familjen time që më ka ndihmuar të arrij këtu ku jam sot. Pa ato nuk do të mund të arrija dot këtu”– përfundoi Totoshi.

Ndërkaq, futbollisti tjetër i Kombëtares U-17, Muça u shpreh se grumbullimi me kuqezinjtë i ka shërbyer djemve për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin. “Këto 5 ditë grumbullimi na kanë ndihmuar shumë, edhe për të njohur njëri-tjetrin. Jemi një grup shumë simpatik. Këto ndeshje miqësore na ndihmojnë shumë për fazën eliminatore”– tha Muça në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat