Kane: Unë nuk dua ta përfundoj karrierën time me kaq shumë keqardhje

Futboll

Kane: Unë nuk dua ta përfundoj karrierën time me kaq shumë keqardhje

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:06
Kane: Unë nuk dua ta përfundoj karrierën time me kaq shumë keqardhje

Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham.

Sulmuesi anglez e pranoi këtë në një bisedë me Gary Neville për “The Overlap of of SkyBet”, duke deklaruar: “Unë kam ardhur në një udhëkryq të karrierës. Kam një marrëdhënie të mirë me presidentin Levy, kam qenë në këtë klub për 16 vjet, kështu që mendoj se ka arsye për një bisedë të mirë dhe për të bërë një vlerësim të situatës.

Unë nuk dua ta përfundoj karrierën time me kaq shumë keqardhje.

Dua të jap maksimumin tim dhe kurrë nuk thashë se do të qëndroja në Tottenham për gjithë jetën. Unë kam edhe 7-8 vite karrierë, nuk dua të nxitoj për askund, por ndjej se mund të jap ende shumë dhe t’i përmirësoj numrat e mi”.

Kane më pas foli për marrëdhëniet e tij me Mourinho dhe shkarkimin e tij: “Pochettino dhe Mourinho kanë një stil krejtësisht të ndryshëm pune, loje, në organizim dhe në trajnim. Me Mauricio kemi bërë shumë punë në palestër, ndërsa me José ishte shumë më pak. Mourinho priste që ne të ishim burra dhe të silleshim si të tillë në fushë. Ai donte lidera. Të them të drejtën, ky ishte momenti ku nuk punuam mjaft me Mourinho. Ne nuk kishim udhëheqje të mjaftueshme në atë kohë.

Padyshim që klubi ishte në një fazë të vështirë, me Mauricio që ishte shkarkuar. Nuk është kurrë e lehtë të marrësh një trajner të ri. Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me José, e kuptuam njëri-tjetrin që nga momenti i parë. Kishim një mentalitet të ngjashëm dhe mënyrën se si i shihnim gjërat në fushë, jashtë fushës dhe mentalitetin në stërvitje.

Ndërtuam një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Edhe një herë është turp që nuk mundëm të fitonim me të, por unë isha me fat që punova me Pochettino dhe Mourinho. Ata janë dy trajnerë të mrekullueshëm, që sigurisht më kanë ndihmuar në karrierën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat