Klopp nis presionin: Do të kemi 10 mijë njerëz të çmendur në “Anfield”

Futboll

Klopp nis presionin: Do të kemi 10 mijë njerëz të çmendur në “Anfield”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:27
Klopp nis presionin: Do të kemi 10 mijë njerëz të çmendur në “Anfield”

Liverpooli e ka në dorën e vetë fatin e kualifikimit në Champions. Pozicioni i katërt deri në javën e fundit është i tyri, me një golavarazhi +4 nga Lestëri që ka të njëjtën kuotë pikësh (66). Ndaj Crytal Palace nesër në “Anfield Road” do të mjaftojë një fitore, nëse “Dhelprat” nuk fitojnë me një goleadë ndaj Totenhemit.

Jyrgen Klop e cilëson si një finale sfidën përballë skuadrës së Roi Hoxhsonit, i cili do të drejtojë për herë të fundit në karrierën e tij përpara se të tërhiqet. Dhe tekniku gjerman i gëzohet edhe faktorit “Anfield” që do të ketë 10 mijë tifozë për t’i dhënë një marsh më shumë skuadrës. “Reds”-at e fituan 7-0 përballjen e fazës së parë në “Selhurst Park”, por Klop thotë se duhet ta harrojnë atë rezultat, pasi nuk ka asnjë rëndësi:

“Ne thjesht duam të fitojmë ndeshjen dhe e dimë se duhet të luftojë për këtë. Fitorja 7-0 nuk ka asnjë rëndësi, as për statistikë, pasi në situatën që jemi nuk mendoj se ne duhet t’u kushtojmë shumë rëndësi rezultateve të skuadrave të tjera. Nuk mendoj se duhet ta bëjmë, pasi e kemi në dorën tonë.

Nuk jemi as pranë çfarëdolloj feste. Jemi të përqendruar vetëm te 95 minutat që duhet të luajmë. Do ishte bukur nëse do shkonim në Champions. Djemtë do të jenë të lodhur pas sezonit, por tani është gjithçka në rregull dhe ata janë gati.

Le të hyjmë në fushë dhe do kemi plus 10 mijë njerëz pozitivë, të çmendur në stadium. Mezi po pres”, tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat