Ky është veprimi që bëri Ronaldo menjëherë pas fitores së Juventusit ndaj Bolonjës

Futboll

Ky është veprimi që bëri Ronaldo menjëherë pas fitores së Juventusit ndaj Bolonjës

Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:25
Ronaldo

Cristiano Ronaldo udhëtoi për në Portugali për t'u përgatitur për Euro 2020 menjëherë pasi Juventusi siguroi një vend në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Portugalisë u ul në stol në ndeshjen e fundit kundër Bolonjës, kur Juventusi fitoi me rezultat 4-1 dhe përfundoi në katër të parët në renditjen tabelare.

"Tuttomercatoweb" raporton se veterani nuk qëndroi në Torino, pasi ai fluturoi në Lisbonë brenda natës, përcjell KosovaPress.

Sulmuesi i "Zonjës së Vjetër" është lidhur me një largim nga "Bianconerët" dhe nëna e tij u tha tifozëve të Sportingit se do të përpiqej të bindte djalin e saj që të kthehej në Lisbonë.

Agjenti Jorge Mendes hodhi poshtë thashethemet për një kthim në "Verde e Brancos", por destinacioni i parë i Ronaldos pas përfundimit të sezonit ishte për ironi drejt kryeqytetit portugez.

36-vjeçari është në pritje të trajnerit Santos dhe Portugalisë, pasi ata fillojnë përgatitjet për Kampionatin Evropian. Rruga drejt Euro 2020 fillon menjëherë dhe Portugalia përballet me Hungarinë në ndeshjen e tyre të parë më 15 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat