Shpërthen drejtori teknik i Shkupit: Merr Ferhan Hasanin dhe lë jashtë Ibraimin

Futboll

Shpërthen drejtori teknik i Shkupit: Merr Ferhan Hasanin dhe lë jashtë Ibraimin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:52
Shpërthen drejtori teknik i Shkupit: Merr Ferhan Hasanin dhe lë jashtë Ibraimin

Pak ditë më parë Maqedonia e Veriut publikoi listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Europian, teksa ra në sy dhe prania  e futbollistit të Partizanit, Feran Hasani.

Por kjo zgjedhje nuk u ka pëlqyer të gjithëve, një ndër ta dhe drejtorit sportive të Shkupit, Omer Bunjaku.

Në një intervistë për “Sportmania”, Bunjaku u shpreh se trajneri i kombëtares maqedonase, Angelovski ka ndikim të drejtpërdrejtë nga sulmuesi Goran Pandev për zgjedhjet që bën në listën e kombëtares.

Ndër të tjera Bunjaku shtoi se ishte e palogjikshme mosthirrja në ekipin kombëtar e golashënuesit të kampionatit, sulmuesi të Shkëndijës, Besart Ibraimit, duke e cilësuar si të pakuptimtë zgjedhjen e trajnerit Angelovski për Feran Hasanin.

“Nuk i bën ftesë një Besart Ibraimi me të gjitha ato gola dhe rekorde, e kam thënë edhe në rrjetet sociale. Çfarë duhet të bëjë më shumë Besarti? Ka marrë futbollistë që nuk kanë të shënuar 2-3 gola në kampionate, ndoshta edhe nuk luajnë ndeshje. Në të njëjtën kohë, i ka bërë ftesë edhe Ferhan Hasanin, por për çfarë i ka bërë ftesë Hasanit? Që i ka dy minuta të luajtura me Partizanin, dhe nuk e merr Besart Ibraimin.

Te lista e Angelovskit ka ndërhyrje nga jashtë, por drejtpërdrejtë ka ndërhyrje edhe nga kapiteni i përfaqësueses Goran Pandev. Nuk guxon që të mos ti ftojë 2 ose 3 futbollistë. Nuk ka pasur mundësi se kanë qenë shumë dobët këtë sezon Pandevi, se nuk do të ishte çudi që do ti shihje 3-4 futbollist të ftuar nga Akademia Pandev në përfaqësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat