Cassano: Është italiani më i fortë. Ka fituar një Top të Artë kur kishte fenomenë të vërtetë…

Futboll

Cassano: Është italiani më i fortë. Ka fituar një Top të Artë kur kishte fenomenë të vërtetë…

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:23
Antonio Cassano

Antonio Cassano i ka thurur elozhe Roberto Baggio-s në Bobo Tv.

“Po flasim për një fenomen, për mua është numri 10 më i fortë n Itali, nuk ka rivalë sepse dinte të bënte gjithçka. Ka fituar një Top të Artë në një periudhë kur luanin lojtarë të vërtetë, fenomenë”, ka thënë FantAntonio.

“Mbaj mend një  gol kundër Juventus kur ishte te Brescia, pas një pasimi të gjatë të Pirlo-s, që është diçka magjike. Pavarësisht dëmtimeve, ka bërë më shumë se 200 gola në Serinë A”, ka vazhdsuar Cassano.

“Në ’94 ka bërë diçka magjike duke udhëhequr Italinë në finale me një këmbë të vetme. Ka qenë idhulli im, më pas kam parë edhe Totti-n dhe kam shkuar te Roma për të. Ishte një lojtar special”.

“Lojtarë si Baggio, Zidane, Fenomenit ose Messi-t nuk duhet t’i pyesësh si i bëjnë gjëra të caktuara, sepse atyre u vjen natyrshëm, kanë 4-5 opsione para se të marrin topin, sepse Nëna Natyrë u ka dhënë një talent unik”, ka përfunduar Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat