Nasri: në kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sampaolin

Futboll

Nasri: në kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sampaolin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:24
Nasri: në kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sampaolin

Disiplina dhe profesionalizmi janë dy shtyllat e një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

Dy kërkesa këto që çdo trajner i dëshiron të përmbushen nga lojtarët e tij. Por ka edhe raste jashtë të zakonshmes.

Samir Nasri ka zbuluar për “AS“ arsyen që e bindi të luante për Sevijën në sezonin 2016/17. Ishte pikërisht Sampaoli, ish-trajneri i argjentinës që më pas u kthye në një shok për të. Pije dhe jetë nate, këto përmbante oferta joshëse e Sampaolit, së cilës Nasri nuk mundi ti thoshte dot jo.

“Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sampaolin. Ai ishte më shumë një mik se një trajner. Ai më pëlqeu aq shumë sa më tha: ‘Eja dhe luaj me ne, mund të pish, të shkosh në disko dhe të bësh çfarë të duash. Unë do të të mbuloj. Ajo që unë kërkoj nga ju është të luani mirë në fushë gjatë fundjavës”, zbulon Samir Nasri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat