Lukaku pranon telefonatë nga Interi, i japin lajmin trishtues

Futboll

Lukaku pranon telefonatë nga Interi, i japin lajmin trishtues

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:48
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku nuk e kishte pritur që Antonio Conte të largohej nga klubi pasi fitoi titullin në Serie A dhe raportohet se është shumë i zhgënjyer me këtë vendim nga ana e drejtuesve të klubit.

Largimi i Contes po pasohet me shumë lajme se nga Interi mund të largohen edhe yje të tjerë duke filluar me mbrojtësin e krahut Achraf Hakimi i cili kaloi një seozn të shkëlqyeshëm në “Giuseppe Meazza”.

Tani, drejtuesit e Interit thuhet se e informuan Lukakun se reprezentuesi i Marokut do të jetë lojtari i vetëm më i mirë që do të largohet nga “Giuseppe Meazza” në verë.

Ish-anësori i Real Madridit është afër kalimit në PSG, dhe se Emerson Royal i Barcelonës ose Alessandro Florenzi janë dy nga kandidatët për ta zëvendësuar atë.

Interi duhet të shesë Hakimin për të mbajtur në nivelin e duhur librat financiarë, ashtu sikur edhe Joao Marion, i cili mund të bashkohet me Sportingun e Lisbonës në një marrëveshje të përhershme.

Kampionët e Serie A mund të kenë nevojë të shesin lojtarë të tjerë, por jo ata thelbësorë për projektin e e trajnerit të ri Simone Inzaghi.

Nicolò Barella dhe Lukaku janë të paprekshëm ndërsa Alessandro Bastoni kohët e fundit ka zgjatur kontratën e tij me “Nerazzurrët”.

Sipas raportit, Marcelo Brozovic mund të ishte larguar nga “Nerazzurrët” me Conten, por Inzaghi beson se ai mund të luajë një rol kryesor në mesfushë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Christian Eriksen.

Ivan Perisic, Andrea Ranocchia dhe Aleksandar Kolarov mund të largohen për ofertën e duhur, ndërsa e ardhmja e Milan Skriniar varet nga propozimet që ai do të marrë.

Nëse ai largohet, Nikola Milenkovic i Fiorentinës është synimi kryesor për ta zëvendësuar atë.

Sidoqoftë, mbrojtësi sllovak kohët e fundit pranoi se edhe pse dalja e Conte e befasoi atë, ai nuk ka në plan të largohet nga kampionët e Serie A në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat