Ylber Ramadani: Nuk Shqipëri nuk luaj askund përveç…

Futboll

Ylber Ramadani: Nuk Shqipëri nuk luaj askund përveç…

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:19
Ylber Ramadani: Nuk Shqipëri nuk luaj askund përveç…

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani foli në konferencën për shtyp në Kardif të Uellsit, duke prekur disa tema te nxehta të skuadrës kuqezi si dhe të ardhmes së tij.

Nga U21 tek A-ja? ”Është e vërtetë, kemi luajtur tek Kombëtarja U21 me Çekiçin, Seferin dhe e njohim njëri-tjetrin dhe shkojmë shumë mire bashkë, e ardhmja e Shqipërisë është e sigurt”

Besimi: ”Besoj se secili vjen vjen për të dhënë maksimumin për të treguar veten në prag të ndeshjeve të shtatorit, këto ekipe janë shumë të forta për në para atyre të shtatorit”.

Pozicionimi? ”Në mbledhje trajneri na thotë që nëse mbyllet kundërshtari mbrapa duhet të provojmë të gjuajmë ga jashtë sezone sepse është e vështirë ku një skuadër mbrohet, për shembull San Marino”.

Loja: ”Ne kemi ekip shumë të mirë dhe luajmë futboll shumë të mire dhe kjo lojë besoj se do të sjellë rezultate”.

Vend i dytë në grup?: ” Çdo ditë flasim për këtë gjë sepse është një ndjenjë e mire të shkosh në Botëror dhe ishalla me ndihmën e Zotit kualifikohemi”.

E ardhmja? ”Faktikisht kam oferta dhe kemi vendosur që me menaxherin dhe me famlijen ta vendosim pas Kombëtares të ardhmen, pasi këto ndeshje janë shumë të rëndësishme, kam oferta zyrtare, dhe sa i përket në Shqipëri, Partizani është shtëpia ime dhe në asnjë ekip tjetër nuk do të luaj përveç Partizanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat