“Një trajner nuk mund të fitojë vetëm. Për ta bërë është e domosdoshme që të krijohet kombinimi i duhur mes trajnerit, futbollistëve dhe klubit”.
Kjo është filozofia e Carlo Ancelotti-t. Ishte gjashtë vite më parë, gjatë eksperiencës së parë te Real Madrid, dhe është akoma sot. Trajneri nga Reggiolo e ka shpjeguar për kanalet zyrtare të Casa Blanca:
“Eksperienca është e rëndësishme, por duhen entuziazëm dhe pasion. Kur erdha herën e parë mora katër lojtarë nga Castilla në skuadrën e parë, besoj se përzierja e rinisë me eksperiencës ka bërë të mundur që të vinin rezultatet”, ka vazhduar trajneri i Real Madrid.
“Dhe dua që të ndodhë përsëri. Kushdo që punon ose luan këtu ka një përgjegjësi të madhe: të drejtojë ose të luajë në skuadrën më të mirë në botë. Duhet ta mbajmë mend të gjithë”.