Mesazhi i Eriksen nga spitali, selektori komenton

Futboll

Mesazhi i Eriksen nga spitali, selektori komenton

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:22
Mesazhi i Eriksen nga spitali, trajneri komenton

Agjenti i Christian Eriksen, Martin Schoots, foli për radion holandeze NPO Radio1 duke zbuluar se futbollisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë në spital për vizita të mëtejshme, edhe pse tani frika ka kaluar.

“Merr frymë dhe është në gjendje të flasë! Eshtë i zgjuar dhe familja e tij ndodhet aty. Kaq ka rëndësi tani”.

Federata Daneze sakaq jep azhornimet se Christian Eriksen do të kalojë natën ne Rigshospitalet për të tjera vizita

“Gjendja e tij është stabël dhe do të vazhdojë të qëndrojë në spital për të tjera vizita”.

Christian Eriksen – madje – sipas asaj që Fabrizio Biasin rrëfeu, ka qenë ai që ka siguruar shokët e ekipit dhe u ka kërkuar të vazhdojnë ndeshjen që u ndërpre në minutën e 43-të të pjesës së parë.

Trajneri kryesor i Danimarkës, Kasper Hjulmand u shpreh pas ndeshjes: “Ne kishim dy mundësi për të luajtur ndeshjen [sot] ose nesër në 12:00 dhe të gjithë ranë dakord të luanin sot.

Ju nuk mund të luani një ndeshje te tille, me ndjenja të tilla. Ne u përpoqëm të fitonim. Ishte e pabesueshme që djemtë arritën për të dalin dhe të përpiqeshin të luanin pjesën e dytë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat