Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm nëse kalon raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Futboll

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm nëse kalon raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:28
Prishtina

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ka mësuar kundërshtarin e radhës nëse kalon raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kryeqytetasit do të luajnë në gjysmëfinale të këtij raundi me Folgoren, derisa në rast se shkojnë në finale dhe do të përballen me fituesin e çiftit HB-Inter.

E në rast se fitojnë këtë raund, Prishtina ka mësuar edhe kundërshtarët e radhës, ku ndër ta janë edhe gjigantët si Dinamo Zagreb apo Ferencvaros.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Nesër shorti i raundit të parë të “Championsit”

Fituesi i raundit preliminar mëson katër skuadrat eventuale në raundin e parë

UEFA, sot, një ditë para hedhjes së shortit të raundit të parë dhe dy ditë para hedhjes së shortit të raundit të dytë, i ka ndarë skuadrat në katër grupe.

Fituesi i turnirit preliminar (Folgore – Prishtina/HB – Inter) është hedhur në grupin e 4-të me katër skuadra bartëse, si kampionët e Kroacisë, Dinamo Zagreb, kampioni hungarez, Ferencvarosh, kampioni estonez. Flora Talin dhe kampioni lituanes, Zhalgiris Vilnius.

Pra, nëse Prishtina kalon raundin preliminar, nesër do të mësoj edhe kundërshtarin eventual në raundin e parë nga katër skuadrat e lartcekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat