Ish-kapiteni i Kosovës për sfidën Spanja – Suedia: Ibrahimoviq në këtë ndeshje nuk ish përshtat

Futboll

Ish-kapiteni i Kosovës për sfidën Spanja – Suedia: Ibrahimoviq në këtë ndeshje nuk ish përshtat

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 00:33
Anel Rashkaj

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj tha se Spanja e ka merituar fitoren sot në përballje kundër Suedisë, por në duelin që përfundojë 0:0, sipas tij, Suedia tregojë disiplinë të madhe.

“Mendojë që ndeshja Spanjë – Suedi, ishte  pritshme sepse dihen stilet e lojës nga dy kombëtaret. Një Suedi që tentojë të mbrohet, dhe me kundërsulme të ndëshkojë. Spanja kishte rastet të mëdha në pjesën e parë. Kurse Suedia në pjesën e dytë në këtë pjesë lojë. Suedia është fituese e tyre sepse ky rezultat në favor të tyre, ku bën një përformanc taktike sepse treguan disiplinë në këtë aspekt”.

“Realisht Spanja ishte ekip dominues dhe meritojë tre pikë, sepse ishin favorit në letër, por Suedia njihet për këtë stil të lojës, dhe shumë kombëtare e kanë të vështirë të përballen ndaj tyre. Unë nuk jam i befasuar që morën një pikë, sepse e kanë edhe përvojën”.

Sipas Rashkajt, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq, nuk do të përshtatej në sfidën e mbrëmjes, Spanjë – Suedi.

“Ibrahimoviq në këtë ndeshje nuk ish përshtat, duke marr parasysh kundërshtarin por edhe moshën e tij, sepse do ta kishte shumë vështirë të luante duke ndjekur topin gjatë. Ai është një super yll dhe normal që do ta bënte dallimin në raste ku Suedia kishte dy të tillë në këtë duel. Në përgjithësi, në këtë ndeshje stili i tij nuk do të përshtatej edhe shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat