Presidenti i Deçiqit, Dreshaj për Dritën: Mysafirët do t’i presim ashtu si i ka hije vëllau vëllaut 

Futboll

Presidenti i Deçiqit, Dreshaj për Dritën: Mysafirët do t’i presim ashtu si i ka hije vëllau vëllaut 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:55
Presidenti i Deçiqit, Dreshaj për Dritën: Mysafirët do t’i presim ashtu si i ka hije vëllau vëllaut 

Deçiqi - Drita dhe Shkupi - Llapi, përballje shqiptare në Kupat e Evropës!

Skuadra e futbollit Deçiqi nga Tuzi, me traditë 95 - vjeçare, padyshim se është në emocione të mëdha, për faktin se do të ndeshen me nënkampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani.

Skuadra shqiptare nga Tuzi, e vlerëson si një ndeshje jashtëzakonisht emocionale me Dritën, por sipas tyre do ta ndjejnë veten sikur në shtëpi të tyre edhe në Prishtinë.

Image

Presidenti i klubit të Deçiqit, Pal Dreshaj, tha se do ta presin Dritën në mënyrën më të mirë ashtu si e pret vëllau vëllaun. 

Ai me padurim e pret ballafaqimin e parë të eliminatorëve në kuadër të rrethit të parë të Conference League, e cila do të luhet me 8 korrik në Podgoricë, në stadiumin e Kombëtares së Malit të Zi dhe pas një jave (me 15 korrik) në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.         

“Pasi që është një rrugëtim dhe shtegtim i ri, mendoj se kishim fat në short, fat edhe për ambientin ku do të luhet në Kosovë, ku do të jemi të dy skuadra si në shtëpinë tonë.

Në aspektin garues takohem dy klube dhe nuk e njohim cilësinë e njërit  - tjetrit, gjithmonë është hera e parë.

Nga kjo sfidë do të përpiqem të dalim fitues, këtë e pretendon edhe skuadra shqiptare. Ndeshjet luhen me 8 dhe 15 korrik”, thotë Dreshaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

KF Deçiqi

Një sfidë emocionuese mes skuadrave shqiptare në kupat evropiane, gjithsesi emocione të mëdha ka edhe Dreshaj. 

Deçiqi është prej skuadrave më të organizuar në Mal të Zi, falë punës së madhe të presidentit Dreshaj me stafin e tij. 

Deçiqi zuri vendin e tretë në Mal të Zi dhe ishte finalist i Kupës së Malit të Zi, sukses më i madh në historinë e tyre.    

 “Ne do të përpiqem që mysafirët tanë t’i presim ashtu si i ka hije vëllau vëllaut.
Mendoj se do të jetë një ndeshje jo e lehtë, e vështirë, duke krahasuar edhe skuadra tjera që ishin në vazo, nga Estonia, Letonia etj. 

Është short i mirë, mendoj se këtë mendim do ta ketë edhe Drita nga Gjilani. 

E vetmja që mund ta quaja vështirësi emocionale, luajnë dy skuadra shqiptare kundër njëra  tjetrës, paksa e dhimbshme.

Kjo ndeshje po të ishte miqësore, por është kompetitive evropiane shpresoj se do të shkojmë ne përpara, megjithatë do të vlerësojnë forcat në fushë. Shpresoj se do të jenë një numër i caktuar i tifozëve, që të krijojnë një ambient të bukur dhe do të jetë festë mbarëkombëtare. Në fushë le të fitojë më i miri”, përfundon Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat