Shaqiri flet për ndeshjen ndaj Turqisë: Jemi në presion, duhet të fitojmë

Futboll

Shaqiri flet për ndeshjen ndaj Turqisë: Jemi në presion, duhet të fitojmë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:26
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen me Turqinë, që është e fundit në fazën e grupeve.

Një fitore do t’iu jepte gjasa Zvicrës për të kaluar grupin, nëse jo me vendin e dytë, atëherë të tretin.

Shaqiri thotë se skuadra duhet të krijojë më shumë raste dhe të shënojë.

“Tash jemi pak në presion dhe duhet të fitojmë ndeshjen e fundit. Duhet të mundohemi të krijojmë edhe më tepër raste”.

Sa i përket ndeshjes së shkuar ndaj italisë, Shaqiri ka thënë ata nuk ka merituar fitore aq të thellë.

“Rezultati sigurisht ishte për dy gola më i lartë. Italianët kanë shfrytëzuar rastet që i kishin. Ne nuk i konkretizuam. Ky ishte dallimi i madh. Ne po ashtu patëm disa aksione sulmuese shumë të mira dhe raste tjera”, ka thënë Shaqiri për “Blick”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat