Çfarë ndodh në rast se ka barazim pikësh në grupet e EURO 2020?

Futboll

Çfarë ndodh në rast se ka barazim pikësh në grupet e EURO 2020?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:38
Çfarë ndodh në rast se ka barazim pikësh në grupet e EURO 2020?

Nëse dy apo më shumë skuadra në të njëjtin grup renditen me pikë të barabarta pas ndeshjes së tretë, këto janë kriteret që e përcaktojnë renditjen e tyre përfundimtare:

a. numri i pikëve të fituara në ndeshjet direkte mes skuadrave në fjalë.

b. golavarazhi më i mirë nga ndeshjet direkte mes skuadrave në fjalë.

c. numri më i madh i golave të shënuar në ndeshjet direkte mes skuadrave në fjalë.

d. nëse pasi janë aplikuar kriteret nga a) në c) dhe skuadrat janë të renditura në barazim, atëherë kriteret nga a) në c) riaplikohen edhe një herë për ndeshjet mes skuadrave të mbetura të grupit për të përcaktuar renditjen e tyre përfundimtare. Nëse as kjo procedurë nuk i jep zgjidhje situatës, atëherë aplikohen kriteret nga e) deri në i) për t’i dhënë zgjidhje renditjes së dy apo më shumë skuadrave ende në barazim.

e. golavarazhi në të gjitha ndeshjet e grupit.

f. numri më i madh i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit.

g. numri më i madh i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupit.

h. pikët më të pakta disiplinore bazuar vetëm te kartonët e verdhë dhe të kuq, të marra në të gjitha ndeshjet e grupit (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, kartoni i kuq pas dy të verdhave në një ndeshje = 3 pikë).

i. renditja e përgjithshme në kualifikueset e Europianit. Nëse dy skuadra kanë të njëjtin numër pikësh dhe të njëjtin numër golash të shënuar dhe pësuar, e luajnë ndeshjen e tyre të fundit në grup përballë njëra-tjetrës dhe janë sërish në barazim total në fund të ndeshjes, atëherë renditjet e tyre përfundimtare do të përcaktohen nga goditjet e 11-metërshave, me kusht që asnjë skuadër tjetër brenda grupit të mos ketë të njëjtin numër pikësh, pasi të kenë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat