Ramadani: Futbollistët shqiptarë treguan se kanë cilësi

Futboll

Ramadani: Futbollistët shqiptarë treguan se kanë cilësi

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:53
Ramadani: Futbollistët shqiptarë treguan se kanë cilësi

Maqedonia e Veriut ka marrë sot humbjen e dytë në debutimin historik në një Kampionat Europian.

Sytë e shqiptarëve kanë qenë të drejtuar edhe nga fqinjët lindorë këtë vit, teksa në organikën e tyre janë edhe lojtarë shqiptarë.

Zekirja Ramadani thekson se Maqedonia ka fituar shumë tifozë shqiptarë prej këtij fakti, ndërsa sa i përket aventurës së deritanishme shprehet për “Sport Magazine” në “Ora Neës” se ishte e mjaftueshme pjesëmarrja në një event të këtyre përmasave.

“Mendoj se vetëm pjesëmarrja në këtë kampionat ishte e mjaftueshme. Besoj se nëse marrim pjesë në kampionatin e ardhshëm evropian do të përmirësojmë shumë gjëra. Kjo kombëtare ka futbollist mjaft cilësorë. Futbollistët shqiptarë treguan se kanë kualitet, sot edhe Bardhi nuk ishte në formën e duhur për shkak se kishte kaluar virusin.

Mungesa më e madhe tek kjo skuadër ishte eksperienca. Këtë vit Maqedonia ka fituar shumë tifozë shqiptarë“, është shprehur Zekirja Ramadani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat