Mancini: Jam i lumtur që kam arritur kuotën e 30 fitoreve rradhazi

Futboll

Mancini: Jam i lumtur që kam arritur kuotën e 30 fitoreve rradhazi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:31
Mancini: Jam i lumtur që kam arritur kuotën e 30 fitoreve rradhazi

Pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit dhe pas triumfit të tretë rradhazi në EURO 2020 duke e përfunduar grupin në krye, trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “SKY Sport”, duke deklaruar se është i lumtur që ka arritur rekordin e ish-trajnerit të kombëtares italiane, Vitorio Poco me 30 ndeshje rradhazi pa humbje:

Rekordi i arritur – “Jam i lumtur që kam arritur një mit si Vitorio Poco. Ai ka fituar trofe shumë të rëndësishëm.”

Zgjedhjet – “Për mua ishte e vështirë edhe në fillim, tani akoma edhe më shumë. Janë rigjetur shumë mirë lojtarët. Do të jetë mëkat që të lëmë jashtë një nga këta djem për gjërat që kanë bërë deri më tani. Të besosh tek të gjithë është gjëja më e rëndësishme.”

Kieza në të djathtë – “Disa herë ka luajtur me ne në të djathtë dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin. I ndryshoj krahët për të vendosur në vështirësi kundërshtarin.”, përfundoi Roberto Mançini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat