Mourinho projekton shkëmbimin: Spinazzola në Madrid, ndërsa ylli i Realit në Olimpico

Futboll

Mourinho projekton shkëmbimin: Spinazzola në Madrid, ndërsa ylli i Realit në Olimpico

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:20
Jose Mourinho

Roma dhe Reali kanë gati shkëmbimin e verës.

Jose Mourinho ka filluar të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe është në kërkim të përforcimeve të reja.

Portugezi është duke ndjekur me vëmendje paraqitjet e futbollistëve të Romës në Europian, ndërsa ai që po spikat është Leonardo Spinazzola.

28-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Italinë në Europian.

Interesim konkret për Spinazzolan ka shfaqur dhe Mourinho dëshiron të përfitojë nga interesimi i Los Blancos.

Don Balon, raporton se Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të Romës që në këmbim të Spinazzolas t’ia kërkojnë Realit kartonin e Luka Jovic.

Special One synon përforcimin e skuadrës në vijën e sulmit dhe beson se Jovic është i duhuri për sulmin.

Don Balon, shkruan se Perez është i gatshëm të sakrifikojë Jovicin dhe bisedimet mes Romës dhe Realit pritet të fillojnë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat