​Mori kritika të mëdha, Joakim Lov flet për gjestet e tij të pahijshme

Futboll

​Mori kritika të mëdha, Joakim Lov flet për gjestet e tij të pahijshme

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:35

Trajneri i Gjermanisë Joakim Lov është rikthyer për të komentuar gjestet e tij të pahijshme që kishin marr vëmendjen e gjithë botës. 61-vjeçari gjerman ishte më parë në qendër të polemikave rreth gjesteve të tij duke prekur pjesët intime të trupit dhe nuhatjes gjatë Euro 2016 në Francë.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 u kap edhe një herë nga kamerat kur ai dukej se nuhaste gishtat në humbjen 1-0 të Gjermanisë ndaj Francës në Euro 2020.

"Unë pashë edhe fotografitë dhe padyshim që ndonjëherë i bën gjërat në mënyrë të pandërgjegjshme. Ndodhi dhe më vjen keq. Ishte adrenalinë por unë do të përpiqem të sillem ndryshe në të ardhmen.", tha Lov

Ndryshe, Lov, i cili pasoi Jurgen Klinsmannin si trajner i Gjermanisë në vitin 2006, do të tërhiqet nga posti i trajnerit kombëtar pas Euro 2020.

Ish-trajneri i Bayern Munihut Hansi Flick do të emërohet trajneri i ri i Gjermanisë.

Gjermania do të luajë ndeshjen e saj të fundit në Grupin F të mërkurën kundër Hungarisë në “Allianz Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat