Ramadani flet pas fitores në Evropë: Luajtëm shumë mirë, kundërshtari në finale do të jetë shumë i vështirë

Futboll

Ramadani flet pas fitores në Evropë: Luajtëm shumë mirë, kundërshtari në finale do të jetë shumë i vështirë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:20
Zekirja Ramadani

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Folgores, skuadrës nga San Marino.

Ishjte një gol i shënuar nga Endrit Krasniqi dhe një tjetër i Mendurim Hotit që i dhanë fitoren e madhe skuadrës.

Tashmë në finalen e këtye parakualifikimeve Prishtina do të takohet me skuadrën e Inter Escaldes, skuadrës nga Andora.

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirja Ramadani u deklarua shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

“Mendoj se kemi pasur volum në lojë dhe kemi krijuar shumë raste në pjesën e parë, por nuk e gjetëm golin. Pas shënimit të golit në pjesën e dytë, ne rrisim cilësinë dhe më pëlqen fakti që kemi luajtur mirë. Mendoj se ndeshja finale kundër Inter Escaldes do të jetë më e vështirë, sepse ata kanë bërë progres të madh në nivelin e tij. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe shpresoj të shënojmë po aq gola sa shënuam sot“, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat