Benzema: Uroj të bëj të njëjtën gjë edhe ndaj Zvicrës

Futboll

Benzema: Uroj të bëj të njëjtën gjë edhe ndaj Zvicrës

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:07
Benzema: Uroj të bëj të njëjtën gjë edhe ndaj Zvicrës

U kthye te goli thuajse 6 vjet nga hera e fundit, teksa dopieta e tij mbajti Francën në krye të Grupit F.

Pas ndeshjes, Karim Benzema ka folur për televizionin francez “TF1”, për mikrofonat e të cilit deklaroi:

“Ishte një ndeshje e madhe kundër një kombëtareje të madhe. Ne e njohim Portugalinë, me shumë intensitet. Kishte qëllime, mundësi. U përpoqëm të luanim siç dimë, të ndërtonim raste dhe arritëm të shënonim dy gola. Ekziston i gjithë presioni rreth meje i cili është normal, por kurrë nuk do të heq dorë”.

Bomberi i “Gjelave” nuk pranon të komentojë më tepër lumin e kritikave që i kanë rënë si breshër në ditët e fundit, teksa vëmendja e tij shkon e gjitha në paraqitjen e skuadrës dhe kualifikimi për në turin pasardhës.

“Më buzëqeshi fati, por më e rëndësishmja është që ne të jemi të kualifikuar. E di që rreth meje ka pritshmëri nga i gjithë kombi, gjë që është normale pas pesë vitesh mungesë. Këtë moment do ta shijoj me të gjithë. Personalisht, më ngrohu zemrën dhe shpresoj të ketë më shumë mbrëmje si kjo”, vijoi fjalën e tij sulmuesi që në rang klubesh luan për Realin e Madridit.

Nuk mund të mungonte një koment nga ana e Benzemasë për takimin e radhës që do të kenë “Gjelat” ndaj Zvicrës të hënën për 1/8-at. Lidhur me atë përballje, ai tha:

“Ka shumë gëzim, krenari, mendoj se të gjithë po e prisnin. Ishte ky presion mbi mua nga i gjithë vendi. Jam një lojtar futbolli, jam profesionist, kam nevojë për presion. Këto aspekte e bëjnë më të bukur faktin që kam shënuar dhe që Franca u kualifikua. Në klub, unë shënoj, por doja të shënoja në kombëtare sepse e di që golat janë shumë të rëndësishëm. Uroj të bëj të njëjtën gjë edhe ndaj Zvicrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat