Lippi: Italia po propozon një futboll të shpejtë

Futboll

Lippi: Italia po propozon një futboll të shpejtë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:37
Lippi: Italia po propozon një futboll të shpejtë

“Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë Itali. Si Roberto Mancini e ndërtoi atë që nga fillimi, kur dërgoi mesazhe të qarta në klube, duke kërkuar që t’iu jepnin mundësinë lojtarëve të rinj të luanin”. Janë këto fjalë të Marcello Lippi, ish-trajnerit historik italian dhe kampion bote më 2006 me axurrët. Ai foli për rrugën e kombëtares italiane në “Euro 2020”:

“Italia po propozon një futboll të shpejtë, konkret dhe fitues, pavarësisht nga interpretuesit.

Ka shumë lojtarë të shkëlqyeshëm, por vlera e grupit është vendimtare deri më tani, më shumë sesa cilësia e yjeve që janë në kombëtarë të tjera. Lojtarët e shkëlqyeshëm që ne të gjithë i konsiderojmë vendimtarë nuk ishin, ose janë pjesërisht të tillë.

Tani duhet të mbajmë këtë gjendje psikofizike, duke ditur që nuk ka ndeshje të lehta në Europian”.

Në përfundim, një shaka midis ekipit të tij kombëtar më 2006 dhe aktualit: “Çdo skuadër fituese nuk duket si një tjetër, kështu që jam duke bërë shaka. Krahasimi midis bluve në vitin 2006 dhe atyre më 2021, cila skuadër fiton? Do të fitonim ne me penallti, sikurse bëmë kundër Francës në Berlin…".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat