Trajneri rival i Shqipërisë: Në Itali më kërkuan para që të drejtoja ekip

Futboll

Trajneri rival i Shqipërisë: Në Itali më kërkuan para që të drejtoja ekip

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:14
Trajneri rival i Shqipërisë: Në Itali më kërkuan para që të drejtoja ekip

Marko Rosi ka ndërtuar një nga surprizat më të mëdha të këtij Kampionati Europian, Hungarinë, një skuadër e cila në ndonjë grup tjetër, me shumë mundësi do të kishte siguruar kualifikimin.

Por fati i keq i hungarezëve ishte se përfunduan në grup me Francën, Gjermaninë e Portugalinë dhe u mposhtën vetëm nga këta të fundit, shkruan Vipsport.

“Nëse do të kisha në dispozicion Szoboszlai më siguri do të kishim patur një bagazh teknik më të ndryshëm në mes të fushës, por në futboll nuk ka kurrë nëse. Ajo që mund të themi është se unë dhe i gjithë stafi do të kishim dashur një futboll më agresiv dhe ofensiv.

Por kur gjen përballë superskuadra si i përballuam ne në Europian si Portugalia, Gjermania e Franca, atëherë duhet të dish cilat janë mundësitë e tua dhe përshtatesh. Në të tre ndeshjet orientimi taktik ka qenë i njëjtë. Kemi keqardhje sepse ndonjëherë jemi mbrojtur duke luajtur shumë të tërhequr”, shpjegoi Rosi për mediat italiane, të cilat ishin të interesuara të dinin nëse ai mendonte tashmë kthimin në Itali për të provuar shansin e tij atje.

Por Rosi, rival i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, as që ka ndër mend që ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka konfirmuar se në vitet kur ka qenë i papunë, i kishin kërkuar para që t’i gjenin një vend në një skuadër.

“isha i papunë. Ishte një periudhë kur isha pa skuadër, nga janari 2011, deri në shkurtin 2012. Disa ndërmjetës më ofruan që të punoja në këmbim të një pagese.

Nuk kam fituar kurrë shifra të jashtëzakonshme, pasi në futboll nuk t’i dhuron kush paratë, ndaj nuk mund ti lejoja vetes luksin që të paguaja për të qenë trajner. Ndaj po mendoja për një punë alternative, kur u shfaq ai udhëtim në Budapest dhe lindi kjo aventurë. Jam shumë mirë në Hungari, përtej faktit që drejtoj kombëtaren, që ka për mua një vlerë të ndryshme. Në këtë vend ndjehem me të vërtetë i vlerësuar nga thuajse gjithë tifozeria. Këtë nuk e kam ndeshur kurrë më parë”, tha Rosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat