Harry Kane i fokusuar në “Euro 2020”, nuk e mendon të ardhmen

Futboll

Harry Kane i fokusuar në “Euro 2020”, nuk e mendon të ardhmen

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 17:25
Harry Kane

Kane nuk dëshiron të flasë për të ardhmen. Është i fokusuar me Anglinë në Kampionatin Evropian.

Harry Kane pretendon se nuk ka pasur asnjë kontakt me Tottenham në lidhje me të ardhmen e tij, me kapitenin e Anglisë të përqendruar në “Euro 2020”.

Manchester City raportohet se ka bërë gati 100 milionë funte për 27-vjeçarin, Pep Guardiola e do patjetër për ta zëvendësuar të larguarin, Sergio Aguero.

“Të jem i sinqertë, kur jam me Anglinë jam i fokusuar vetëm në Anglinë”, u shpreh ai.

“Vëllai im është agjenti im, por me të kam folur vetëm para disa javësh. Po tentoj të ndihmoj shokët, të jem lider i këtij ekipin dhe të rinjtë këtu. Nuk po brengosem për asgjë tjetër çka ndodh jashtë. Nuk i lexoj as mediat se çfarë thonë. Tani për tani jam i fokusuar vetëm në Evropian”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat