Limani: Ne kemi përvojën dhe qetësinë, udhëtojmë për fitore në Podgoricë 

Futboll

Limani: Ne kemi përvojën dhe qetësinë, udhëtojmë për fitore në Podgoricë 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:30
Limani

Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, ka treguar lojë të madhe në përballje me Deçiqin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë eliminator të Conference League në futboll.

Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Deçiqit nga Tuzi, duke e bërë hapin e parë drejt rrethit tjetër. 

Drita përgatitet për sfidën e kthimit të 15 korrikut (20.45) dhe me synime që të ruajnë këtë epërsi ndaj skuadrës shqiptare.

Image

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, tha se në bazë të lojës në fushës, fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.    

“Në bazë të asaj që kemi krijuar në fushë, rezultati mund të ishte shumë më i thellë, por na mungoi fati në disa raste! 

E kemi nisur ndeshjen keq duke pësuar herët, mirëpo me pas kemi bërë ndeshje të mirë dhe kemi treguar karakter duke e rikthyer ndeshjen dhe duke e kufizuar kundërshtarin me atë rast të krijuar!”, thotë Limani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sfida e dytë në Podgoricë, ku e sheh përparësinë e Dritës dhe a mendoni se tash jeni me të qetë se goli si mysafirë nuk vlen si në të kaluarën?

“Ne kemi përvojën dhe qetësinë për të tilla ndeshje. Mirëpo gjithçka është e hapur dhe ne do të udhëtojmë për fitore edhe në ndeshjen kthyese. 

Për ne nuk luan rol terreni dhe ndeshja do të jetë e njëjtë!”, shpreh optimizmin Limani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat