Jose Mourinho i zgjat dorën ish-lojtarit, ka fjalë të mëdha

Futboll

Jose Mourinho i zgjat dorën ish-lojtarit, ka fjalë të mëdha

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:39
Jose Mourinho

Jose Mourinho është kthyer të flasë për Luke Shaw dhe për marrëdhënien jo shumë të mirë me mbrojtësin anglez.

Këtë herë, në TalkSport, Special One ka patur fjalë të bukur për ish-lojtarin e tij:

“Njerëzit mendojnë se Luke Shaw nuk më pëlqen. Atëherë them se ka luajtur një kampionat fantastik, një finale fantastike, në të cilën nuk ka bërë asnjë gabim në mbrojtje”, ka thënë Mourinho.

“Është përmirësuar ndeshje pas ndeshje dhe ka shënuar një gol që nuk ka shërbyer për të fituar, por për të ka qenë i rëndësishëm, ër karrierën e tij”, ka vazhduar Mou.

“Marrëdhënia jonë? Kam kërkuar gjithmonë të gjeja pikët e dobëta të lojtarëve dhe më pas i shtyja të bënin më mirë. Ndonjëherë kam sukses, herë të tjera jo. Ka situata në të cilat duhet të vësh nën presion lojtarët; ndoshta kam qenë shumë i ashpër me atë, nuk ishte gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat